Tryezë e rrumbullakët për ”Ditën Ndërkombëtare të Rinisë” NULL NULL 12.08.2015 10:08 12.08.2015 10:08 Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të rinisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizoi tryezë të rrumbullakët me temën ‘’Angazhimi qytetar i të rinjve’’. Organizimi do të filloi në ora 10:00, ku qëllimi kryesorë është të vihen në diskutim çështjet që kanë të bëjnë me angazhimin qytetar të të rinjve, aktivizimin e tyre për të qenë të dobishëm për vetën dhe shoqërinë, si dhe të dalë me rekomandime konkrete për të përmirësuar gjendjen aktuale, transmeton Klan Kosova. Ndërkaq pjesmarrës në këtë tryezë do të jenë përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Departamenti i Rinisë, dhe Departamenti i Sportit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Sektorët rinorë të disa Komunave të Kosovës, Këshillet e Veprimit Rinor të Kosovës, Qendrat rinore, Organizata ndërkombëtare dhe OJQ lokale. Kjo tryezë e cila organizohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të rinisë, vie në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA).