Trusti pa bord që nga marsi, Hoti tregon pasojat NULL NULL 07.06.2023 17:19 07.06.2023 17:19 Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar performancën e Trustit Pensional të Kursimeve gjatë vitit të kaluar. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se kthimi bruto nga investimet ka qenë negativ për -119.9 milionë euro, si dhe ka pasur rënie të çmimit të njësisë për -5.5 për qind. Më tej, Hoti tha se Trusti Pensional nuk ka bord nga data 1 mars i këtij viti. E pasojat e mungesës së Bordit, ai thotë se janë të mëdha për qytetarët e vendit. “Trusti Pensional nuk ka Bord nga data 1 mars 2023 dhe si rezultat: (1) nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiare, në të cilat ka rënie, dhe (2) kursimet e mbledhura nga Trusti nga 1 mars 2023 e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare”, tha Hoti. Në të dy rastet, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Financave, tha se dëmet i bartin qytetarët që kanë kursime në Trust. “Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së kanë përgjegjësi për këtë situatë”, ka shkruar Hoti në Facebook, derisa shtoi se këta të tre do duhej të propozonin me kohë anëtarët e bordit për votim në kuvend”, potencoi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS