Trumpi ka në plan ta ndërrojë drejtorin e FBI-së NULL NULL 01.12.2024 16:14 01.12.2024 16:14 ARKIV: Donald Trump Presindeti i sapozgjedhur i ShBA-së Donald Trump, ka bërë të ditur se ka në plan të emërojë Kash Patel si drejtor të FBI-së, duke zëvendësuar Christopher Wray. Patel. Ky i fundit njihet si një kritik i ashpër i agjencisë, ndërsa ka kërkuar që të mbyllet selia e FBI-së në Uashington dhe të pushohet drejtuesi i saj, duke e konsideruar atë pjesë të një “shteti të thellë” që vepron kundër tij. I njohur për mbështetje të politikave të Trumpit, Patel ka pasur pozita të rëndësishme në administratën e kaluar, por ka pak përvojë në menaxhimin e agjencive të ligjshmërisë. Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, Trumpi kishte kritikuar Wrayin dhe tani dëshiron ta largojë, pavarësisht se mandati i përfundon në 2027, shkruan The New York Times, përcjell Klankosova.tv. Ndërkohë, shumë ekspertë të sigurisë kanë shprehur shqetësim për ndikimin që mund të ketë një emërim i Patelit në pavarësinë dhe autoritetin e FBI-së.