Trump thotë se armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit është tani në fuqi NULL NULL 24.06.2025 07:29 24.06.2025 07:29 Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar përmes një postimi në platformën Truth Social se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është arritur. “Armëpushimi është tani në fuqi. Ju lutem mos e shkelni!”, ka shkruar ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Si kujtesë, Izraeli ka pranuar publikisht propozimin për armëpushim. Ndërkohë, televizioni shtetëror i Iranit njoftoi më parë se armëpushimi ishte “imponuar” mbi Izraelin.