Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump pezullon ndihmën ushtarake për Ukrainën

NULL NULL
04.03.2025 08:06
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump. Reuters.
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump. Reuters.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar të bëhet një pezullim në dërgesat e ndihmave ushtarake amerikane në Ukrainë pas debatit të tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

Pezullimi i ndihmës, e cila erdhi pasi Trump mbajti një seri takimesh me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, mund të ketë efekt të tmerrshëm në aftësitë luftarake të Ukrainës, thanë zyrtarët dhe analistët, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti ka qenë i qartë se ai është i fokusuar në paqe. Ne kemi nevojë që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi”.

“Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, ka thënë zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

lajme të ngjashme