Hajnat vjedhin para dhe shkaktojnë dëme në një kompani në Bardhosh NULL NULL 17.07.2026 09:02 17.07.2026 09:02 Një kompani në fshatin Bardhosh të Prishtinës ka qenë cak i një vjedhjeje gjatë orëve të para të mëngjesit të 16 korrikut. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 01:09, pronari i kompanisë ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objekt dhe kanë vjedhur një shumë parash. Përveç vjedhjes, sipas ankuesit, të dyshuarit kanë shkaktuar edhe dëme materiale në objekt. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Për rastin është njoftuar edhe prokurori. “Fsh. Bardhosh, Prishtinë 16.07.2026 – 01:09. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë së tij dhe kanë vjedhur para. Po ashtu, sipas ankuesit, janë shkaktuar dëme materiale. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është informuar prokurori”.