Dhunohet nga disa persona oficeri i Policisë në Sarandë, kontrolle në banesa dhe lokale për kapjen e autorëve NULL NULL 17.07.2026 09:34 17.07.2026 09:34 Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku Mihal Velço, me detyrë oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, është dhunuar nga disa persona, raporton TopChannel, transmeton klankosova.tv. Velço ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është fyer e më pas kanosur nga një grup personash. Më pas ai ka zbritur nga motori dhe është konfliktuar fizikisht me ta. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por paraprakisht ka të dhëna se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar.