Reshjet e rrëmbyeshme në Teksas shkaktojnë dy viktima, autoritetet përgatiten për përmbytje të mëdha NULL NULL 17.07.2026 10:23 17.07.2026 10:23 Dy persona kanë humbur jetën në Teksas pasi janë marrë nga ujërat e përmbytjeve teksa ndodheshin në automjetet e tyre, ndërsa shteti po përballet me paralajmërime për reshje rekord gjatë 24 orëve të ardhshme, ka bërë të ditur guvernatori i Teksasit, Greg Abbott. Ekipet e emergjencës kanë kryer rreth 230 operacione shpëtimi, përfshirë edhe rastin e një burri dhe qenit të tij, të cilët u shpëtuan nga kamioni i tyre me ndihmën e një helikopteri dhe një shpëtuesi, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Teksasi ka angazhuar rreth 2 mijë e 350 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës dhe 1 mijë e 400 mjete, përfshirë helikopterë Black Hawk dhe varka për shpëtim në ujërat e rrëmbyeshme. Autoritetet po përpiqen të shmangin përsëritjen e tragjedisë së vitit të kaluar në të njëjtin rajon të Teksasit Hill Country, ku përmbytjet shkaktuan vdekjen e të paktën 135 personave, përfshirë 27 fëmijë dhe këshilltarë të një kampi veror, shumica prej tyre fëmijë.