Zhduket një burrë në Gjakovë, bashkëshortja kërkon ndihmën e policisë NULL NULL 17.07.2026 09:29 17.07.2026 09:29 Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në lagjen Dardania të Gjakovës. Policia ka nisur hetimet për rastin. “Lagja Dardani, Gjakovë 15.07.2026 – 10:30. Ankuesja ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”./ Klankosova.tv