Trepça triumfon në finalen e Kupës së Kosovës NULL NULL 13.02.2022 20:11 13.02.2022 20:11 Trepça ka mundur Bashkimin 76-62, për të triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës. Bashkimi e nisi mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë me shifrat 26-19, ndërsa në çerekun e dytë u kthye Trepça, duke e fituar 18-10. Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 37-36, në të mirë të mitroviciasëve. Çerekun e tretë, Trepça e fitoi 16-15, ndërsa edhe çerekun e katërt po ashtu e fitojë me 19-11. Më të mirët te Trepça ishin Drilon Hajrizi me 24 pikë, 12 kërcime dhe tri asistime, Gordon me 21 pikë dhe 10 kërcime. Teksa te Bashkimi u dalluan Lewis me 16 pikë, nëntë kërcime dhe dy asitime, dhe Valon Bunjaku me 14 pikë dhe tri asistime. Trepça e fitoi Kupën e Kosovës për herë të pestë në histori të klubit. /Klankosova.tv/