Trepça s’lejon befasi në Mitrovicë, fiton ndaj Prizrenit NULL NULL 29.03.2025 21:45 29.03.2025 21:45 Kampionja aktuale e Kosovës në basketboll, e mposhti Proton Cable Prizrenin me rezultat 103-75. Trepça që në pjesën e parë bëri diferencë dyshifrore, duke shkuar në pushim me rezultat 50-39, raporton Klankosova.tv Ky triumf i mbanë ende në garë mitrovicasit për vendin e parë, kurse prizrenasit “Bardh e zi”, edhe zyrtarisht janë përshëndetur tani me Superligë. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Arbnor Rifati, edicionin e ardhshëm të garave basketbollistike, do ta luaj në Ligën e Parë.