Shpëtohen dy turistë të mitur gjermanë që humbën në Karaburun NULL NULL 01.08.2026 14:14 01.08.2026 14:14 Gjatë natës së mbrëmshme, dy të mitur me shtetësi gjermane humbën rrugën në zonën e Karaburunit të Vlorës, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në terren u angazhuan shërbimet e Policisë, ekipi i Kërkim-Shpëtimit, si dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët nisën operacionin për gjetjen e tyre. “Rreth orës 04:00 të mëngjesit, ekipet arritën t’i lokalizonin dy të miturit, ndërsa rreth orës 06:30 u bë i mundur shpëtimi i tyre. Fatmirësisht, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën”, ka raportuar A2cnn.