Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça e mposht Yllin, shpallet kampione e Kosovës në basketboll

NULL NULL
23.05.2024 21:11
trepca
KB Trepça, fituese e Kupës së Kosovës në Basketboll

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll.

Skuadra mitrovicase arriti ta mposht Yllin, në një ndeshje dramatike në palestrën “Minatori”.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 67:66.

Për herën e fundit, “minatorët” titullin e fituan në vitin 2012-të.

Çereku i parë u mbyll me epërsi prej gjashtë pikëve të suharekasve, por mitrovicasit shkrinë epërsinë në 10 minutëshin e dytë.

I dyti u mbyll me rezultat të barabartë 30:30, kurse në të tretin suharekasit rikthyen epërsinë dhe avancuan 37:41.

E në çerekun e fundit u shënuan shumë pikë.

Ndërkaq fundi u bë dramatik me dy treshe të Alonso Verge, megjithatë të pamjaftueshmë për Golden Eagle Yllin.

Kështu pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike, Trepça e fiton edhe titullin e kampionit, duke e kompletuar një sezon spektakolar.

lajme të ngjashme