Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça e fiton betejën e parë të finaleve

NULL NULL
03.05.2023 22:01

Trepça e ka mundur Pejën me rezultat 94:86 në ndeshjen e parë të serisë finaleve të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndonëse Peja doli triumfuese në pjesën e parë të takimit, dhe në pjesën e parë të çerekut të katërt ata po udhëhiqnin me tetë pikë epërsi, vendësit arritën ta shkrijnë atë dhe në fund dolën fitues pikërisht me tetë sosh epërsi.

Ndeshja e ardhshme luhet në fundjavë në Pejë, ku pejanët do të jenë në kërkim të barazimit të serisë, teksa mitrovicasit në shtimin e avantazhit.

Jamel Artisi i të Gjelbërve ishte lojtari që shënoi më shumë pikë në ndeshje, 27 sosh.

Në anën tjetër, Larry Thomas i Pejës ishte kontribuesi më i madh me pikë te pejanët, me 23 sosh.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme