Trendi i ri i fryrjes së buzëve NULL NULL 01.07.2015 18:30 01.07.2015 18:30 Dëshira për buzë sa më të mëdha po merr përmasa të çuditshme. Një prirje e re shqetësuese, e quajtur #kyliejennerchallenge, është përhapur prej disa kohësh në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një teknikë, që nxit adoleshentet për të zmadhuar buzët e tyre deri në përmasa epike, duke përdorur shishe apo gota. Metoda thuhet se është mjaft e dhimbshme dhe, ata që e kryejnë, vendosin buzët në një gotë apo shishe për të ushtruar më pas presion për thithjen e ajrit, duke shkaktuar rritjen e buzëve të tyre. Adoleshente të panumërta, vajza kryesisht, kanë publikuar në Twitter dhe Instagram rezultatet shqetësuese të eksperimenteve të tyre, të cilat në shumë raste u kanë sjellë edhe dëmtime të rënda rreth gojës. Çuditërisht, duke pasur parasysh përhapjen e këtij fenomeni, rezultatet janë shumë larg atyre të dëshirueshme.