Tregolëshi i Muriqit për tre pikë të vlefshme për Mallorcan NULL NULL 17.01.2026 18:24 17.01.2026 18:24 Skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca, ka siguruar tre pikë të vlefshme në ndeshjen kundër skuadrës së fortë, Ath Bilbao. Kjo fitore erdhi kryekëput duke iu falënderuar sulmuesit kosovar, i cili po kalon nëpër formën e tij jetësore. “Pirati” shënoi hat-trick në këtë ndeshje të vështirë, që është edhe tregolëshi i tij i parë me klubin spanjoll. Dy gola i shënoi në pjesën e parë, dhe një në të dytën. Kështu, skuadra e tij renditet në vendin e 13-të me 21 pikë. E Muriqi është golashënuesi i dytë në ligë me 14 sosh, pesë më pak se Mbappe që është në të parin. /Klankosova.tv