Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre hapa të thjeshtë drejt një jete më të shëndetshme

NULL NULL
17.04.2019 10:00
Happy woman on the sunset in nature in summer with open hands

Stresi, puna e lodhshme dhe jeta e ngarkuar, shpesh herë na bën të lëmë prapa përkujdesjen ndaj shëndetit.

Planet e mëdha për të filluar sa më parë ushtrimet e rregullta, vrapimin e gjithçka tjetër shpesh lihen në plan të dytë, e mbeten duke u shtyer.

Nëse jeni serioz që dëshironi të bëni ndryshime në shëndetin tuaj, këtë mund të bëni duke fillur nga disa hapa të thjeshtë, për të vazhduar më pas me ndryshime më të mëdha.

Sipas studimeve të fundit ushqimi ka një rëndësi të madhe, dhe ndryshimet do të vërehen.

Shtoni perime në secilën shujtë

Perimet janë ato që përmbajnë shumë fibra dhe nutricientë, e gjithashtu nuk kanë kalori, kjo I bën që të jenë gjithmonë ide e mirë për trupin e njeriut.

Hani sallatë para dy shujtave

Para se të hani dreken dhe darkën, preferohet të hahet një sallatë.

Cdo ditë perime të ndryshme, që përmbajnë hekur e vitamina sipas studimeve të fundit duhet të jenë të pranishme në tryezën tuaj.

Sallata përveq shumë vitaminave do të ju jap ndjenjën e ngopjes dhe sasia e ushqimit që do të konsumoni do të jetë më e pakt.

Pini, lëngje të shtrydhura

Pemët e ndryshme ju japin energji për gjithë ditën, e gjithashtu vitaminat që ju mungojnë.

Bëhuni kreativë, dhe në formë të lëngjeve ato mund ti kombinoni njërën me tjetrën, duke I shtuar kështu edhe disa nga perimet si spinaqin dhe përpos shijes së mirë organizmi juaj do të ketë shumë benefite.

lajme të ngjashme