Transporti ushtarak pa kushte minimale, ankohet një pjesëtar i FSK-së NULL NULL 02.10.2025 08:04 02.10.2025 08:04 Foto nga ushtar i FSK-së Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shprehur ankesa lidhur me kushtet e transportit ushtarak. Për Klankosova.tv, ky ushtar tha se në njërin prej autobusëve ku barten pjesëtarët e ushtrisë së Kosovës, uji i reshjeve hyn brenda duke lagur kështu ulëset, derisa shtoi se mjeti nuk ka as klimë. Ky ushtar shtoi tutje se një pjesëtarit të FSK-së nuk i plotësohen as kushtet minimale për rrugëtim, e sidomos gjatë dimrit. “Respekti për uniformën fillon me kushtet bazë të jetës dhe punës”, tha tutje ai.