Trajneri i ri debuton me fitore, Prishtina mposht Ballkanin NULL NULL 21.03.2026 15:04 21.03.2026 15:04 Foto: FC Prishtina Prishtina mposhti me rezultat të ngushtë Ballkanin në ndeshjen që u zhvillua sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. “Kryeqytetasit” patën punë të vështirë ndaj tre herë kampionëve, mirëpo në minutat e fundit ia dolën të marrin pikët e plota me një gol të Rin Ahmetit. Për Prishtinën, ky ishte triumfi i parë pas plotë pesë ndeshjeve pa shënuar fitore, teksa poashtu ishte suksesi i parë me trajnerin e ri, Alban Dragusha në krye të shtabit teknik. Me këtë fitore, Prishtina i afrohet liderit Ballkanit në 4 pikë. Duhet theksuar që në ulëset e stadiumit për ta parë këtë ndeshje nga afër ishin edhe selektori i Kosovës, Franco Foda dhe futbollisti Milot Rashica.