Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hykmete Bajrami: Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia

NULL NULL
31.07.2026 08:38

Lumir Abdixhikut edhe një herë iu është besuar detyra e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të tij, ndërsa 152 delegatë votuan pro shkarkimit.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook tha se ajo ishte në mesin e 152 delegatëve që besoi se LDK-së i duhet ndryshimi, transmeton klankosova.tv.

“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”, shkroi ajo.

Tutje, Bajrami tha se në ‘shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton dekokracia’.

“Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia. Urime, LDK”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

lajme të ngjashme