Trump: Bordi i Paqes arriti marrëveshje historike, çarmatoset plotësisht Hamasi në Gaza NULL NULL 31.07.2026 08:32 31.07.2026 08:32 Presidenti i ShBA-së, Donald Trump njoftoi se sot Bordi i Paqes arriti marrëveshje të cilën ai e quajti historike për, siç tha, çarmatosjen e plotë të Hamasit dhe të gjitha grupeve të armatosura në Gaza. Trump tha se ky është një hap madhor drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme, transmeton klankosova.tv. “Sot, Bordi i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatosjen e plotë të Hamasit dhe të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Ky është një hap madhor drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme”, ka shkruar Trump. Në fund, presidenti amerikan tha se Gaza do të jetë nën drejtimin e një qeverie të re palestineze që i shërben popullit. “Sipas kësaj marrëveshjeje, Gaza më në fund do të jetë nën drejtimin e një qeverie të re palestineze që i shërben popullit të saj”, shkroi Trump në Facebook.