Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, e djeshmja ia rikonfirmoi të nesërmen NULL NULL 31.07.2026 07:21 31.07.2026 07:21 Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheqë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi delegatët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm votuan kundër shkarkimit të tij nga posti i kryetarit. Nga votimi, 170 delegatë u shprehën kundër shkarkimit, ndërsa 152 votuan pro, duke i dhënë Abdixhikut besimin për të vazhduar mandatin në krye të partisë. Në fjalimin para delegatëve, Abdixhiku tha se çdo vendim i marrë gjatë drejtimit të LDK-së ka qenë në interes të partisë, duke theksuar se rrugëtimi i tij nuk është bërë i vetëm, por së bashku me strukturat dhe anëtarësinë. Pas votimit, ai e cilësoi procesin si dëshmi të demokracisë së brendshme në LDK. “Hera e dytë këtë vit, LDK dëshmoi demokraci maksimale. Delegatët dhanë drejtim jo vetëm për lidershipin, por edhe për orientimin programor. Jam i lumtur për rezultatin dhe falënderues për besimin e dhënë”, deklaroi Abdixhiku. Rezultati u përshëndet edhe nga ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila shkroi në rrjetet sociale: “Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”. Ndërkaq, deputeti Armend Zemaj, i cili kishte qenë nënshkrues i nismës, vlerësoi se Kuvendi ishte një proces demokratik, i organizuar mirë dhe se, pavarësisht rezultatit, LDK mbetet e bashkuar.