Tragjedia që tronditi Malishevën: Nga krimi në familje tek arrestimi i dhëndrit të plagosur (VIDEO) NULL NULL 07.11.2025 12:05 07.11.2025 12:05 Foto nga Klan Kosova As më shumë se 24-orë! Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në fshatin Gollubovc të Malishevës, u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Siç ka raportuar ekskluzivisht Klankosova.tv rreth orës 06:30, Isufi është gjetur duke u fshehur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë të Malishevës. Në momentin e arrestimit, ai ka qenë i plagosur me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Fillimisht, i dyshuari është trajtuar në QKMF-në e Malishevës dhe më pas është transferuar në QKUK, nën masa të rrepta sigurie, raporton Klankosova.tv. Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla, konfirmoi për Klankosova.tv se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po i bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Pas trajtimit fillestar, ai pritet të transferohet në Klinikën Abdominale për kujdes të mëtutjeshëm. Policia, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ka sekuestruar po ashtu dy armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në krim, njoftoi Prokuroria Themelore e Gjakovës. Si ndodhi krimi i rëndë që tronditi Malishevën? Më 6 nëntor, rreth orës 11:30, në shtëpinë e familjes Morina në Gollubovc, dyshohet se Astrit Isufi ka hapur zjarr ndaj dy miqve të tij, Naim Morina, 45 vjeç, dhe Driton Morina, 32 vjeç. Njëri prej tyre ka humbur jetën në vend, ndërsa tjetri ka vdekur rrugës për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë. Sipas burimeve të Klan Kosovës, i dyshuari kishte shkuar për të marrë bashkëshorten e tij, e cila është motra e viktimave, pasi familja e saj kishte mbajtur të pame për babanë e ndjerë. Burimet tregojnë se viktimat i kishin kërkuar asaj të ndahej nga Isufi. Në atë kohë, bashkëshortja dhe vajza e dyshuarit ndodheshin në veturë dhe dyshohet se kanë parë skenën. I dyshuari me vepra penale të mëparshme Ndaj Astrit Isufit më herët kishte qenë ngritur një aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe ai kishte qëndruar për disa muaj në paraburgim. Ai ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’. Nuk dihet ende kur i është ndërprerë masa e sigurisë. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa rasti po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë. Në linqet e mëposhtme, gjeni raportimin e plotë nga portali Klankosova.tv për këtë rast. I dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë u kap në këtë shtëpi të pabanuar në Pllaqicë (VIDEO) I dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë kishte plagë nga arma e zjarrit Dy armë zjarri u gjetën në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Gollubovc Ekskluzive: Pas vrasjes së dyfishtë, Astrit Isufi ishte fshehur në shtëpi të pabanuar – u gjet i plagosur Arrestimi i Astrit Isufit, Prokuroria del me detaje Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Të gjitha detajet që dihen deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës Vëllezërit që u vranë nga dhëndri – çka dihet deri tash nga krimi në Malishevë Krimi në Gollubovc: Vëllezërit që u vranë i kërkuan motrës të ndahej nga burri (VIDEO) E rëndë: Vëllezërit Morina u vranë në sy të motrës dhe mbesës së tyre Rrëfimi i familjarit të vrasësit për Klanin: I armatosur shkoi te miqtë disa ditë pasi u varros babai i gruas Krimi i rëndë në Malishevë, këta janë dy vëllezërit që u vranë nga burri i motrës së tyre Tragjedia në Malishevë: Dy vëllezër të vdekur në Gollubovc