Tragjedia në Malishevë: Dy vëllezër të vdekur në Gollubovc NULL NULL 06.11.2025 13:00 06.11.2025 13:00 Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin Gollubovc të Malishevës. Klankosova.tv ka mësuar se të vdekur janë dy persona, dhe të dy janë vëllezër me njëri-tjetrin. Poashtu, dyshohet se të dy i vrau një person tjetër që thuhet të jetë nga Komuna e Drenasit. Në vendin e ngjarjes është gjetur nga policia edhe një armë zjarri, i dyshuari është në arrati. Nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv e kanë konfirmuar rastin vetëm si vrasje e dyfishtë. /Klankosova.tv Vrasje e dyfishtë në Malishevë