Arrestimi i Astrit Isufit, Prokuroria del me detaje NULL NULL 07.11.2025 08:44 07.11.2025 08:44 Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dalë me detaje për arrestimin e Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e miqve të tij në fshatin Golluboc të Malishevës. Krimi i rëndë ndodhi mesditën e së enjtes kur i dyshuari i privoi nga jeta para shtëpisë së tyre vëllezërit Driton dhe Naim Morina. Lidhur me rastin e kapjes së Isufit, Prokuroria tha se në kordinimim me Policinë e Kosovës, dhe Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, njofton Klankosova.tv. “Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, thotë Prokuroria në komunikatë për media.