Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve NULL NULL 07.11.2025 08:31 07.11.2025 08:31 Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Driton dhe Naim Morina në Gollubovc të Malishevës, është arrestuar ditën e sotme. Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. I dyshuari ka marrë trajtim të parë mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, pasi kishte mbetur i plagosur gjatë përleshjes. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai është transferuar më pas në QKUK për trajtim të mëtejmë, transmeton Klankosova.tv Të gjitha detajet që dihen deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës