Tragjedia e dytë në ShBA brenda 48 orësh: Rrëzohet aeroplani në Illinois , vdesin katër persona (VIDEO) NULL NULL 20.04.2025 19:46 20.04.2025 19:46 Një aksident ajror, i dyti brenda 48 orësh, ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Illinios, rreth orës 10:15 sipas kohës lokale atje, raportojnë mediat, teksa bëhet e ditur se katër anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur, transmeton Klankosova.tv Siç raportohet, aeroplani, ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, mori përsipër hetimin për shkaqet e aksidentit, duke e identifikuar avionin si model Cessna C180G. Kjo është tragjedia e dytë brenda pak kohësh në ShBA. Një aeroplan tjetër u rrëzua në një lumë Nebraska të premten mbrëma, duke vrarë të tre personat në bord. Brenda këtij muaji, pati edhe një aksident ajror. Një aeroplan privat u rrëzua në Nju Jork ndërsa po përpiqej të ulej, pa të mbijetuar. Më herët, tre persona humbën jetën në një aksident avioni në zonën e Boca Raton të Floridës.