Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tradhtia, Shkurte Haxhiu: S’ka mal pa ujk – uroj të ketë sa më pak

NULL NULL
05.09.2025 10:12
Shkurte Haxhiu

Tema e tradhtisë ishte diskutimi i sotëm në emisionin “Ora Shtatë”.

Aktivistja Shkurte Haxhiu thotë se është shumë kundër këtij fenomeni, dhe se tradhtinë nuk e fal asnjëherë, transmeton Klankosova.tv.

“Shpresoj që nuk e marr vesh, se me mua për sot e 100 vjet kurrë më jo. Në aspektin shpirtëror jam shumë e ndjeshme, nuk mundem me e përballu”, tha Haxhiu.

Ajo shton se do të dëshironte të ndodhnin sa më pak raste të tradhtive.

“Sa më pak do të doja të ndodhnin , them sa më pak se nuk mund ta hjekësh krejt, nuk ka mal pa ujk. Pra ekziston e keqja kudo. Është e pamundur me i heq gjërat negative”, tha tutje ajo.

Megjithëse, ajo thotë se nëse do të ishte e martuar dhe me fëmijë, do ta toleronte tradhtinë.

“Vetëm nëse do të isha e martuar dhe me fëmijë, për hatër të fëmijëve do të isha bërë kurban”, tha tutje Haxhiu.

lajme të ngjashme