Tottenhami befason me kandidatin për trajner deri në fund të sezonit NULL NULL 29.03.2026 22:34 29.03.2026 22:34 Të dielën, Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar largimin e kryetrajnerit, Igor Tudor, pas rezultateve të dobëta në fillimin e aventurës së tij në Londër, pas vetëm shtatë ndeshjeve. Londinezët janë në një pozitë të vështirë, ku gjenden në vendin e 17-të dhe po rrezikojnë seriozishtë rënien nga elita. Pavarësisht se janë përmendur emra të njohur për stolin e trajnerit, mediat angleze po zbulojnë një prapaskenë të veçantë. Sipas burimeve të ndryshme, Tottenhami mund t’ia besojë këtë pozitë mbrojtësit të ekipit, Ben Davies, i cili mbetet lojtari me kohën më të gjatë tek Spurs, por që është i dëmtuar që nga Janari. Derisa për sezonin e ri, kandidati kryesor mbetet Roberto De Zerbi, gjithmonë nëse Tottenhami qëndron në Premier League.