Zjarri kaplon një shtëpi në Miradi të Epërme NULL NULL 31.07.2026 15:48 31.07.2026 15:48 Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Sipas informacioneve të para dyshohet se shkaktar i zjarrit është energjia elektrike. Ekipet e zjarrfikësve nga Graqanica kanë dalë në terren dhe po punohet për fikjen e zjarrit, teksa nga Fushë Kosova raportohet se iu është thënë banorëve se nuk ka ekipe të lira. KlanKosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjjes zyrtare.