Me unaza diamanti, Ronaldo dhe Georgina ndezin thashethemet për martesë NULL NULL 31.07.2026 16:21 31.07.2026 16:21 Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë shtuar spekulimet për një martesë të afërt, pasi u shfaqën me unaza të mëdha diamanti. Mediat portugeze raportojnë se çifti mund të martohet këtë fundjavë në pronën Quinta da Regaleira në Sintra, megjithëse nuk ka konfirmim zyrtar. Të dy u fotografuan në jahtin luksoz të Ronaldos në Majorka dhe më pas në avionin e tyre privat, duke ekspozuar unazat. Ndërkohë, Georgina tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen e saj elegante, e veshur me një jelek të zi dhe me një çantë luksoze Birkin. /Klankosova.tv