Rama mburret me prodhimet ushtarake shqiptare: Një ditë ushtria e ShBA do jetë me “Made in Albania” NULL NULL 31.07.2026 15:23 31.07.2026 15:23 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se industria e rilindur ushtarake e Shqipërisë do të bëjë të mundur që shteti jo vetëm të plotësojë nevojat e veta të sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe do të përfitojë nga shitja e tyre. “Kemi marrëveshje me kolosë të industrisë ushtarake dhe mos u çudisni kur një ditë të vijmë përsëri këtu dhe të ekspozojmë gjëra të prodhuara këtu të cilat do t’ia japim edhe ushtrisë më të madhe të botës, ushtrisë amerikane. Prodhime ‘Made in Albania’. Parafytyroni një ushtar të Shteteve të Bashkuara me një prodhim ‘Made in Albania’ në kompleksin e pajisjeve të tij. Kush do ta kishte imagjinuar sikur t’ua thoshin deri jo shumë vite më parë? Askush! Kjo është Shqipëria tjetër, që kemi ndërtuar e cila tani do të fillojë të japë të tjera lloj rendimentesh dhe produktesh, duke pasur parasysh këtu industrinë ushtarake dhe jo vetëm”, tha Rama, shkruan A2cnn. Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e marrjes në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri nga kompania “Timak Defence”, një start-up shqiptar, ku shteti ka aksionet e veta falë partneritetit Timak dhe KAYO, kompania shtetërore e krijuar enkas për partneritetet në fushën e mbrojtjes.