Torta me hashash aksidentalisht shërbehet në një funeral në Gjermani NULL NULL 30.10.2019 12:45 30.10.2019 12:45 Policia thotë se një funeral në Gjermaninë Lindore përfundoi me drogim të pavullnetshëm të pjesëmarrësve kur atyre iu servua aksidentalisht ëmbëlsira me hashash. Policia e Rostock tha pas varrimit në Wiethagen, ceremonia vazhdoi në një restorant për kafe dhe tortë, siç është edhe zakoni në Gjermani. Por pasi e hëngrën tortën, 13 persona patën mundime dhe marramendje dhe iu deshtë trajtimi mjekësor, raporton AP, transmeton Klan Kosova. Një hetim policor zbuloi se një punonjëse e restorantit i kishte kërkuar vajzës 18 vjeçare të saj t’i piqte ëmbëlsirat. Sidoqoftë, nëna e 18 vjeçares e mori gabimisht tortën me marihuanë që adoleshentja e kishte bërë për një rast tjetër. Policia tha se adoleshentja është nën hetim. Incidenti ndodhi në gusht, por nuk u publikua më herët për shkak se familja ishte në zi, transmeton Klan Kosova.