Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tony Ferguson lëndohet – zëvendësohet nga Max Holloway në ndeshjen kundër Nurmagomedov (VIDEO)

NULL NULL
02.04.2018 08:54

Ndeshja mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson mbase vërtetë është e mallkuar.

Meçi mes dy superyjeve të UFC është pezulluar pasi Ferguson është lënduar vetëm pak ditë para ndeshjes kryesore për titull të Peshave të Lehta në UFC 223 që do të zhvillohej me shtatë prill në Brooklyn.

Por nata është shpëtuar, sepse Ferguson do të zëvendësohet nga kampioni i një kategorie më poshtë, Max Holloway, i cili ka pranuar të ndeshet me Khabibin.

Nurmagomedov dhe Ferguson, pos kësaj, edhe tri herë të tjera kanë pasur të ndeshen, por për arsye të ndryshme janë anuluar ndeshjet.

Këtë herë pritej të ndesheshin për titull kampioni, pasi Ferguson është kampion i përkohshëm dhe Conor McGregor (kampioni i këtij divizioni) nuk po ndeshet prej kohësh.

Presidenti i UFC, Dana White ka thënë se Ferguson do të duhet të futet në operim.

https://www.youtube.com/watch?v=x6qT_7YwEyU

lajme të ngjashme