Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tomë Gashi nuk i bie pishman, i quan sërish serbët “shkije”

NULL NULL
01.05.2016 15:06

Avokati Tomë Gashi me 29 prill në Info Magazine të Klan Kosovës  në debat e sipër i ka quajtur serbët me termin “shkije” kjo ka nxitur reagime më pastaj, madje Iniciativa  Rinore për Të Drejtat e Njeriut në Kosovë, YIHR  ka protestuar kundër këtij cilësimi të avokatit Gashi.

Por, kjo nuk ka ndikuar që ai të kërkoj falje. Avokati Tomë Gashi në një postim në llogarinë e tij në Facebook mbi dhjetëra herë i ka kujtuar serbët – “shkije”, njofton Klan Kosova.

Ai ka shrkuar se kur i ka quajtur serbët – “shkije” ka qenë përvjetori i Mejes, ku janë vrarë  400 fëmijë e gra, sipas tij serbët e Kosovës nuk pendohen.

Githashtu Gashi ka dhënë një sqarim se termi “shkije” nuk është  fyerje por emër.

Ja postimi i plotë i Tomë Gashit në Facebook.

Me 29 Prill kur unë ju kam quajt shkije nuk ka qenë festë. Me 29 Prill kur unë ju kom qujt shkije ka qen përvjetori i masakrës se Mejes ku 400 fëmije, gra dhe pleq  Shqiptarë civilë janë vrare e masakruar nga shkijet e uniformuar te Serbisë.

N’vazhdimsi shkijet qe jetojnë ne Kosove perveq qe nuk kanë kërkuar falje për krimet qe i kanë kryer ne Kosove, disa prej tyre edhe si Ministra te Qeverise se Kosovës i quajtën egërsira nenat e Shqiptareve te zhdukur te Gjakovës.

Shkijet e Kosovës e as shkijet e Serbisë kurrë nuk kanë kërkuar falje për këto 17 vite për masakrat qe ne emër te shkive I kryen forcat okupuese te Millosheviqit duke vra e masakruar rreth 15.000 Shqipetare civil.

Ne çdo pranverë Shqiptaret I perkujtojn te vrarët e tyre te masakruar prej shkive, te vrare e te djegur per se gjalli nga komshit e tyre.

Shkijet duhet te kerkojn falje per krimet e tyre monstruoze ndaj popullit Shqipetare, e mos te kerkojn te trajtohen si te shejt veq pse jon shkije.

Kur po ju thom shkije nuk po ju ofendoj se shkije jeni.

N’kete link e keni termin “shka” qe osht emer e jo fyrje.

http://plisi.org/gjuhsi/shka-shkije-emer-fyerje/

Te gjithe Shqipetareve qe sot I festojn pashket per shume mote dhe me shnet Pashket.

 

lajme të ngjashme