Tomë Gashi i quajti serbët “shkije”, OJQ “Nisma e të rinjëve” proteston ndaj avokatit NULL NULL 29.04.2016 13:21 29.04.2016 13:21 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga avokati Tomë Gashi në paraqitjen e tij në televizionin Klan Kosova, emisioni Info Magazine. “Gjatë emisionit avokati u referohet komunitetit serb me term fyes dhe denigrues dhe përkundër insistimit të gazetarit, që një shprehje e tillë është e papranueshme, z. Gashi nuk shpreh keqardhje. Avokatët janë tejet të rëndësishëm në ofrimin e njohurive të tyre se si të ballafaqohet me rastet që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes, dhe kursesi nuk pranohet që vet të jenë nxitës”, thuhet në njoftimin e YIHR-së. “Gjuha e përdorur nga avokati në paraqitjen e tij publike, njëherit është në kundërshtim me kodin e etikes profesionale të avokatit që ndalon sjelljet fyese nga ana e avokatëve”. “Dëshirojmë t’i rikujtojë̈ z. avokat që sipas nenit 40 të Kushtetutës së Kosovës, “liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare”. “Duke qenë të vetëdijshëm që Oda e Avokatëve të Kosovës nuk mban përgjegjësi për deklarimet e avokatëve, ajo duhet ta mbaj përgjegjës avokatin për dëmtim të prestigjit të saj, duke përdorur term fyes dhe diskriminues dhe që nuk promovon tolerancën ndaj komuniteteve etnike dhe në veçanti ndaj komunitetit serb”. “Shprehjet denigruese, fyese, poshtëruese, në kundërshtim me ligjet në fuqi janë të papranueshme, sidomos kur vijnë nga personat që duhet të mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, andaj përmes kësaj komunikate kërkojmë që avokati Tomë Gashi të kërkojë falje publike për termin fyes ndaj komunitetit serb” Gazetari Kushtrim Sadiku dje gjatë emisionit në Info Magazinë disa herë ka kërkuar nga avokati Tomë Gashi që të kërkoj flaje për gjuhën që ka përdorur. Klan Kosova distancohet nga gjuha e avokatit Tomë Gashi për referencën e përdorur gjatë emisionit Info Magazine për komunitetin serb. Dëshmija për një të gjë tillë është në videon e mëposhtme.