Tjetër rekord në Japoni, një peshk shitet për 1.2 milionë euro NULL NULL 07.01.2025 15:52 07.01.2025 15:52 Një peshk ton me peshë 276 kilogramë u shit në ankandin e parë të vitit në Tokio për 207 milionë jen, afërsisht 1.27 milionë euro. Ky është çmimi i dytë më i lartë i regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i statistikave, gjë që ka ushqyer shpresat për një rimëkëmbje ekonomike në vend, transmeton klankosova.tv. Ankandi përfaqëson një nga treguesit kryesorë në fillim të vitit për të monitoruar nivelin e optimizmit të sipërmarrësve në tregti si dhe duke dhënë një sinjal një ogur të mirë për industrinë e peshkimit. Sipas a2cnn, peshku i kapur në brigjet e Oma-s në prefekturën verilindore të Aomorit, u ble nga një shitës me shumicë dhe kompania që drejton zinxhirin e restoranteve Sushi Ginza Onodera.