Tifozi shpërthen në lot nga gëzimi pas fitorës së Trepçës (VIDEO) NULL NULL 29.05.2022 21:13 29.05.2022 21:13 Trepça i ka mbajtur gjallë shpresat për t’u shpallur kampion pas fitores ndaj Yllit. E pas fitorës si mysafir me rezultat 55:58, u panë edhe emocione nga tifozët “Torcida”. Një djalosh në triubuna shpërtheu në lot nga gëzimi. Dashuria e tij duhet të jetë e madhe për klubin. Ai është Asdren Begu, djali i liderit të tifozërisë “Torcida”, Shefqet Begu. E pas fitores në palestrën “13 qershori”, vazhdon seria e finaleve të playoff-it. Loja e radhës do të luhet në Mitrovicë në palestrën “Minatori”.