Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozi i Barcelonës: Rikthimi ndaj Atleticos është shumë i vështirë (VIDEO)

NULL NULL
15.04.2026 09:25

Tifozi i Barcelonës, Ferdi Nobërda ishte i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ku komentoi eliminimin katalunasve nga Liga e Kampionëve.

Nobërda tha se një rikthim i mundshëm si mysafir i Atletico Madrid ishte shumë i vështirë, teksa potencoi se mbrojtja e Barcelonës është pika e dobët e skuadrës, raporton KlanKosova.tv.

“Ka qenë gabim i mbrojtjes, ka pasur edhe disa gabime të tjera. E pritshme nuk ka qenë rezultati në lojën e parë, por kartoni i kuq që unë mendoj që nuk ka qenë për karton të kuq, aty ka ndërruar komplet loja. Një rikthim i mundshëm me Atleticon brenda është shumë i vështirë edhe pse golat erdhën shumë herët. Reparti i mbrojtjes së Barcelonës është shumë i dobët sidomos këtë edicion”, tha ai.

Pavarësisht fitores 1-2, Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi ndeshjen e parë e kishte humbur në shtëpi me rezultat 0-2./KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme