Tifozët Kuq e Zi në “Arbëri” të Italisë NULL NULL 24.08.2024 10:05 24.08.2024 10:05 Tifozët kuq e zi në "Arbëri" të Italisë Reportazhi i tretë në kuadër të emisionit “Gjuha jonë” në Klan Kosova, iu dedikua dashurisë ndaj Kombëtares Shqiptare të futbollit dhe Tifozëve Kuq e Zi. Në Horë të Arbërshëve, në Sicili të Italisë, djemtë arbërorë janë tifozë Kuq e Zi. Ata janë çdo kund ku janë djemtë dhe vajzat që bëjnë tifo për kombëtaren shqiptare, si në Kosovë, Shqipëri e Itali. Janë afro 30 anëtarë që në selinë e katundit të vet mblidhen çdo ditë. Muhabetet mes tyre janë të gjata, kur kryefjalë është kapiteni legjendar i shqiptarëve, Lorik Cana. “Ultras Curva West” është emri i grupi që të rinjtë e Horës e kanë emërtuar. Përveç kësaj, në katundin e vet, kanë edhe klubin e futbollit të Horës, “Shën Gjergji”, i cili për president ka një emigrant shqiptar nga qyteti i Beratit. Ndiqeni të plotë reportazhin: