Tifozët e Vëllaznimit krijojnë atmosferë të zjarrtë pas fitores së shumëpritur (VIDEO) NULL NULL 28.03.2025 12:19 28.03.2025 12:19 Sigal Prishtina është mposhtur në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet nga Vëllaznimi, në finalen e Ligës Unike, 91-88. Koha e rregullt e këtij super dueli përfundoi me rezultat të barabartë, 78-78, andaj për ta kuptuar ekipin që e ngre lartë trofeun, u nevojitën vazhdimet. Pas pesëminutëshit shtesë, “Kuq e Zinjtë” festuan në folenë e “Plisave”, transmeton Klankosova.tv. E tifozët e kuqezinjve, krijuan atmosferë të zjarrtë e festive pas fitores së shumëpritur të Vëllaznimit. Në pamjet e dërguara nga lexues të Klankosova.tv, në Gjakovë kumbonte gëzimi i përkrahësve.