Thumanë, vazhdojnë të mblidhen ndihmat për të prekurit nga tërmeti (VIDEO) NULL NULL 27.11.2019 23:43 27.11.2019 23:43 Gjimnazi i Thumanës, është pika e grumbullimit të të gjitha ndihmave që po nisen në drejtim të këtij rajoni të prekur rëndë nga tërmeti që goditi Shqipërinë. Gazetari Enis Reçica në një raportim direkt bëri të ditur se kanë ardhur mjaft ndihma në ushqime, veshmbathje dhe gjësende të tjera. Ai theksoi se ka pasur shumë ndihmesa nga Kosova dhe se të tilla po vazhdojnë të shkojnë akoma.