“The Sun” kërkon falje për publikimin e kolumnes kundër Meghan Markle NULL NULL 24.12.2022 14:05 24.12.2022 14:05 Gazeta britaneze “The Sun” shkruan se pendohet për publikimin e kolumnes të Jeremy Clarkson për Dukeshën e Sussex, Meghan Markle dhe “sinqerisht kërkon falje”. Kjo gazetë mori mbi 20 mijë ankesa dhe reagime pasi moderatori televiziv shkroi në javën e kaluar se urren Meghan ‘me çdo qelizë të tij’. Por, ai më vonë kërkoi nga redaksia që kolumna e tij të hiqet nga uebfaqja e gazetës. Mirëpo, “The Sun” thotë se opinionet e kolumnistëve nuk paraqesin qëndrimet e redaksisë, por si botues “me shprehjen e lirë vijnë edhe përgjegjësitë”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv. Në vend të kolumnës, “The Sun” ka publikuar postimin e Clarkson nga Twitter, në të cilin shkruan se ‘ndjehet i tmerruar që ka shkaktuar kaq dhembje dhe do të jetë më i kujdesshëm në të ardhmen”. Kolumna e Clarkson u publikua me 16 dhjetor dhe pati kritika të shumta në mediat sociale, ku edhe vajza e tij, Emily u distancua publikisht nga shkrimi i babait të saj. Clarkson shkroi kolumnën pas daljes së dokumentarit serial të Princit Harry dhe Meghan në Netflix, ku ata flasin për jetën e tyre në familjen mbretërore dhe vendimit për t’u larguar nga ajo.