Thaçi e të tjerët: Prokuroria sytë te dënimi, lehtësohen vizitat (VIDEO) NULL NULL 29.04.2026 20:30 29.04.2026 20:30 Koha që po marrin Charles Smith, Christoph Barthe e Gueanël Metroux duke e shkruar vendimin, për Prokurorinë është tregues për plotësimin e kërkesës së tyre. Teksa gjyqtarët nuk mendojnë se konsultimet e tyre po e konkretizojnë një vendim me burgim të gjatë, kanë marrë përcaktim pjesërisht pozitiv për regjimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, raporton Klan Kosova. Sidoqoftë, ka pranuar vetëm lehtësimet që i ka propozuar Regjistri, jo heqjen e plotë të masave siç kërkuan Selimi e Veseli. Për shkak që stafi brenda Qendrës së Paraburgimit është shtuar, treshes së UÇK-së i lejohen deri në 7 video vizita dhe 4 vizita private me bashkëshortet apo fëmijët. Në vendimin e fundit, Trupi Gjykues megjithatë e potencon faktin e vazhdimit të përgjimit të të gjitha bisedave, me përkthyes që njeh gjuhën shqipe, si dhe urdhëron vazhdimin e kontrollit të faqe-për-faqe të dokumenteve që dërgojnë a marrin të akuzuarit. Në mesin e atyre që i kontrollonte këto dokumente si staf i burgut, madje edhe dosjet konfidenciale të mbrojtjes për përgatitjen e rastit, ka qenë edhe John Devaney i cili tash përgatit dosjet e Prokurorisë së Specializuar. Ndiqeni kronikën për detaje: