Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lushaku: Synojmë konstituimin e Kuvendit qysh më 6 gusht

NULL NULL
31.07.2026 11:55
Foto nga arkivi

Lehona Lushaku, deputete e LDK-së, pas takimit me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu, tha se partia e saj synon të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit qysh më 6 gusht.

“Seanca konstituive duhet të mbahet më 6 gusht me qëllim që Kosova të ketë institucione funksionale dhe ta kthejmë funksionalitetin e shtetit funksional. Me qëllim që të mos bëhet asnjë vonesë, ne synojmë që Kuvendi të konstituohet në datën e thirrjes së seancës”, deklaroi deputetja e LDK-së.

Ajo konfirmoi se nuk ka ftesë nga LVV për vazhdim të takimeve.

“Çdo partneritet mes partive politike ndërtohet mbi bazën e parimeve bazë. Ne jemi parti që qartësisht jemi të orientuar kah Perëndimi, i kemi vlerat tona bazike që duam t’i imponojmë në çdo marrëveshje dhe në çdo krijim partneriteti”.

 

lajme të ngjashme