E trishtë: Gjendet e vdekur një grua te Ura e Fshajt në Gjakovë NULL NULL 31.07.2026 12:30 31.07.2026 12:30 Një grua është gjetur e vdekur para pak minutash te Ura e Fshajt në Gjakovë, raporton Klan Kosova. Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se trupi është nxjerrë nga Zjarrfikësit dhe tashmë në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës, Akoma nuk dihen rrethanat e rastit tragjik, ndërsa redaksia është në pritje të konfirmimit zyrtar. 12:33 – E përditësuar Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë njoftuar se trupi i pajetë është gjetur në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të urës. Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu është bërë e ditur se në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”. /Klankosova.tv