Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE nga Sunny Hill, gjithçka gati për festën e madhe (VIDEO)

NULL NULL
31.07.2026 11:37

Sot fillon festivali më i madh në vend, Sunny Hill, dhe nga aty është lajmëruar gazetarja e Klan Kosovës, Blerina Shoshi.

Ajo tha se pothuajse gjithçka është gati dhe tani po kryhen vetëm detajet më të vogla.

“Prishtina në fakt edhe Kosova sot është zgju një frymë më ndryshe, është zgju me frymë festivali sepse Suny Hill Festival po fillon tashmë zyrtarisht nga sot e deri të dielën”, ka thënë Shoshi nga vendi i ngjarjes.

“Është festival që e kanë pritur plot jo vetëm vendasit por edhe ndërkombëtarët. Ne kemi ardhur këtu në Bërnicë të Poshtme ku veçse do të fillojë për me pa se sa kanë mbërritë me u bë gati. Me sa duket prekjet e fundit janë duke u bërë qoftë sa i përket skenës. Më herët i pamë që ishin duke i testuar edhe dritat. Kështu që po e shohim që pothuajse gjithçka është gati”.

“Se kush është gati tjetër është Prince Cafe edhe Artmotion që do të jenë këtu, sidomos edhe Klan Kosova ka përgatitur transmetim ekskluziv nga atmosfera e Sunny Hillit. kështu që kemi me pas mundësi me e shiju edhe për ata që nuk janë këtu”.

Shoshi po ashtu përmendi situatën e transportit, dhe risolli dy emrat kryesorë të skenës sonte: Katy Perry dhe Dhurata Dora.

“Edhe nga organizatori Fat Gjakova që e kishim më parë në program të mëngjesit është treguar që edhe për sa i përket transportit nuk do ketë fare shqetësim sepse pothuajse çdo 10 minuta do të ketë autobusë që udhëtojnë nga qendra deri më këtu e dimë që janë të shumtë ata që do të udhëtojnë edhe mundet me pas kolona për shkak se po flitet, po them që rreth 50.000 veta do të vijnë, do të jenë këtu prezentë”.

“Po që në momentin kur vijnë këtu sonte do t’i presë Katy Perry bashkë me Dhurata Dorën”.

lajme të ngjashme