Thaçi dhe të tjerët – 125-shi dëshmon në seancë private (VIDEO) NULL NULL 27.03.2025 13:31 27.03.2025 13:31 Me pushime të paplanifikuara ndërmjet, e në seancë krejt të mbyllur pa shfaqur as imazhin e trupit gjykues, ka nisur sot dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dëshmitari i 125 në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. Prokuroria ende nuk ka publikuar as pak nga natyra e dëshmisë së tij, mirëpo dihet se i njëjti po flet nga një vend i tretë me video-lidhje, dhe ka ngjallur debat të madh mes mbrojtjes dhe prokurorisë gjatë javëve të fundit për mosparaqitjen e tij fizikisht në gjykatë. Si pasojë e vendimit të trupit gjykues se dëshmitari ka paraqitur prova të mjaftueshme për telashet shëndetësore që ia pamundësojnë udhëtimin në Hagë, edhe 4 të akuzuarit janë paraqitur në seancë përmes video-lidhjes./Klankosova.tv.