Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vlorë: Merr flakë një veturë në lëvizje

NULL NULL
04.07.2026 08:18

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka marrë flakë gjatë lëvizjes në rrugën që të çon drejt Kaninës, pranë vendit të njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, ndërsa automjeti është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit për të vënë nën kontroll zjarrin.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit pritet të zbardhen nga grupi hetimor./A2Cnn

lajme të ngjashme