Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhuli ia uron vetes ditëlindjen: Ndihem si një perëndeshë, krenare për gruan që jam bërë

NULL NULL
04.07.2026 08:37
Xhuliana Nura. Foto nga Instagrami.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura sot feston ditëlindjen.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ia ka uruar vetes ditëlindjen, duke thënë se ndihet e realizuar dhe krenare me veten.

“Kjo datë ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për mua. Si një Gaforre, gjithmonë kam festuar jetën, njerëzit që dua, por mbi të gjitha kam mësuar të festoj edhe veten. Këtë vit ditëlindja ime ndihet ndryshe. Ndihem e realizuar. Ndihem e plotësuar. Ndihem si një perëndeshë. Mbi të gjitha, ndihem krenare për gruan që jam bërë”, shkroi ajo.

Xhuli përmes një postimi në rrjetin social Instagram, tha se është bërë gruaja që dikur ka ëndërruar të jetë.

“Jam bërë gruaja që dikur e ëndërroja të isha një grua që ecën në rrugën e saj pa kërkuar leje dhe pa u ndjerë kurrë në siklet për atë që është. Një grua që guxon të ëndërrojë, që i arrin ëndrrat e saj dhe që thyen barrierat që na janë vendosur nga shoqëria, kultura dhe zinxhirët e padukshëm që nënat dhe gjyshet tona nuk patën mundësi t’i thyenin”, tha ajo.

Ish-banorja e BBVK-së u shpreh se sot feston veten, siç u shpreh, jo nga egoja, por nga mirënjohja.

“Unë zgjedh të thyej tabutë, që vajzat tona ta kenë rrugën më të lehtë nesër. Sot festoj veten, jo nga egoja, por nga mirënjohja për çdo sfidë, çdo mësim dhe çdo fitore që më kanë formuar në gruan që jam sot. Gëzuar ditëlindjen mua. Për gratë e forta: t’i njohim, t’i rrisim dhe të bëhemi si ato”, deklaroi Xhuli./Klankosova.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juliana Nura (@iamjuliananura)

lajme të ngjashme